Spiropali uron kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut: Shqiptarët po dëshmojnë se janë faktor i pamohueshëm shtetformues

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali uroi sot Talat Xhaferin, me rastin e rizgjedhjes kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Urime Talat Xhaferi për rizgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Një shqiptar i mirë, një politikan i sprovuar që i bën nder atij institucioni të lartë përfaqësimi”, thuhet në mesazhin e Spiropalit.

Në mesazh, Spiropali thekson se qytetarët dhe elita politike po dëshmojnë, gjithnjë e më bindshëm, se janë faktor i pamohueshëm shtetformues dhe emancipues.

“Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, qytetarëve të thjeshtë, por edhe elitës politike, që po dëshmojnë, gjithnjë e më bindshëm, se janë faktor i pamohueshëm shtetformues dhe emancipues”, thuhet në mesazhin e ministres Spiropali drejtuar Xhaferit./a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.