Ballina Flash

TEKNOLOGJI – Aplikacioni “Zoom” në ekranet inteligjente të “Google” dhe “Amazon”

ROMË, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Aplikacioni “Zoom” i videokonferencave, që fitoi popullaritet në kohën e koronavirusit dhe izolimit, po përgatitet të jetë pjesë e ekraneve inteligjente të “Amazon”, “Google” dhe “Facebook”, që në këtë mënyrë renditen në kandidatët për t’u bërë mjete të punës online, njoftoi sot kompania kaliforniane.

“I pari që do të ketë “Zoom” do të jetë ekrani “Portal”, i Facebook-ut, ku aplikacioni i videokonferencave do t’i bashkohet “Messenger”-it dhe “WhatsApp”-it në shtator”, sqaroi kompania.

Megjithatë, deri në fund të vitit, “Zoom” do të mund të përdoret për të bërë videothirrje edhe me “Echo Show” nga Amazon dhe me “Nest Hub Max” nga Google./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Madridi këshillon popullsinë e tij që të izolohet
Artikulli tjetërGJERMANI – Berlini paralajmëron kundër udhëtimeve në Bruksel