Ballina Flash

Champions League/ “Bayern Munich” në finale, mposht 3-0 “Lyon”-in

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Bayern Munich është finalistja e dytë e Champions League.

Bavarezët triumfuan lehtësisht 3-0 ndaj francezëve Olympique Lyon në gjysmëfinale, falë dy golave të Serge Gnbary-it dhe një finalizimi në fund të kryegolashënuesit të Championsit, Robert Leëandoëski, ndërkohë në finale do të sfidojnë francezët e PSG-së në një sfidë ku të dyja skuadrat do të kenë mundësi në rast triumfi të arrijnë suksesin në të gjitha kompeticionet ku ka kanë marrë pjesë në këtë sezon.

Ajo ndaj Lyon ishte një sfidë e dominuar nga skuadra e Hans Flick që e çoi në 20 numrin e fitoreve rresht në këtë sezon në të gjitha kompeticionet, teksa Bayerni numëron gjithashtu 28 fitore në 29 ndeshjet e fundit.

Bayern shkon në finale 7 vite pas triumfit ndaj Borussias së Dortmundit në vitin 2013-të.

/gj.m//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnulohet takimi i partnerëve të koalicionit
Artikulli tjetërZgjedhjet në Malin e Zi/ Majko: Në krah të kandidatëve të koalicionit për faktorizimin e shqiptarëve