Ballina Aktualitet

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Majko: Në krah të kandidatëve të koalicionit për faktorizimin e shqiptarëve

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Mali i Zi zhvillon në 30 gusht zgjedhjet politike. Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatët e koalicionit për faktorizimin e shqiptarëve në zgjedhjet politike në Malin e Zi.

“Në zgjedhjet politike në Malin e Zi, jam në krah të kandidatëve të koalicionit për faktorizimin e shqiptarëve”, është shprehur Majko, i cili ka publikuar foto nga lista shqiptare me Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj.

“Votuesit shqiptarë si rregull, nuk janë skllevër të logjikës që i kthen ata në robotë”, ka theksuar ministri për Diasporën.

Aktualisht, ka vijuar Majko, “Mali i Zi është në një udhëkryq ku shqiptarët me mençuri do të vendosin për të mos ta lënë vendin në duart e marionetave filo-serbe”.

Në këto zgjedhje, shqiptarët garojnë me dy lista, “Lista shqiptare Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, të cilën e përbëjnë Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja “Perspektiva” dhe Unioni i Tuzit dhe lista tjetër shqiptare “Bashkë me një za”.

/gj.mima//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakChampions League/ “Bayern Munich” në finale, mposht 3-0 “Lyon”-in
Artikulli tjetërGREQI – Maska e detyrueshme në Mykonos dhe Halkidiki