Policia njoftoi qytetarët për oraret e kalimit në Greqi që më 6 gusht, kërkoi shmangien e lëvizjes gjatë orëve të mbylljes së pikave në Kapshticë e Kakavijë

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Policia e Shtetit ka njoftuar qytetarët shqiptarë që në datën 6 gusht për oraret e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Përkundër pretendimeve të aktorëve politikë se qytetarët shqiptarë që udhëtojnë jashtë vendit dhe në mënyrë të veçantë ata që udhëtojnë për në Greqi nuk u informuan për kushtet e lëvizjes, sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, autoritetet policore greke, njoftuan se duke filluar nga mbrëmja e 6 gushtit e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, pikat e kalimit të kufirit Kakavijë dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet, si në hyrje, edhe në dalje të Greqisë.

Po ashtu policia sqaronte se, pikat e kalimit do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Policia e Shtetit ftonte qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që pikat e kalimit janë të mbyllura, pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Gjithashtu Policia e Shtetit njoftonte qytetarët se duke filluar nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit Kakavijë dhe Kapshticë, do të karatinoheshinn për 7 ditë.

Lejohej të kalonin kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse. Shtetas të BE-së apo me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës për në Greqi.

Njoftimi i Policisë së Shtetit i datës 6 gusht i botuar në disa medie.

https://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/ndryshojne-oraret-e-kalimit-ne-greqi-policia-e-shtetit-jep-detajet-mu

https://tiranapost.al/aktualitet/pas-orarit-vendoset-karantina-nje-jave-kush-hyn-ne-kufirin-grek-nga-1?fbclid=IwAR0bBapbY6yqQ6fvzXdYTgNRf3APjQ7ZWnX0cL0bvQmDL6_bcikQCATJJ40

https://top-channel.tv/2020/08/06/greqia-mbyll-gjate-nates-kufijte-me-shqiperine-keto-jane-oraret-e-levizjes-ne-pikat-e-kalimit-kufitar/

https://www.newsbomb.al/policia-e-shtetit-jep-informacion-keto-jane-oraret-e-levizjes-ne-pikat-e-kalimit-kufitar-me-greqine-merrni-masa-216320?fbclid=IwAR258_m63U-h5UkDv0lJ-mQrDWMODzQV8cmXzl5LssF8r9k1xakUDpwVfLw

https://tvklan.al/oraret-e-levizjes-ne-pikat-e-kalimit-kufitar-me-greqine/?fbclid=IwAR3xWcRQf5M85UzdCuVxDBmwoBMbtu62Jv8nZxtDiyrSeskuOF6ZV2i8EG8

https://lajmifundit.al/2020/08/06/kalimi-ne-pikat-kufitare-me-greqine-policia-njofton-oraret-zyrtare-te-levizjes/?fbclid=IwAR1AFvrJDGcsK2KtjIo8RtMHcaQ9mcJtAH3ttRu0Vf0B0Xct_dS23AoHAso

https://euronews.al/al/aktualitet/2020/08/06/greqia-vendos-rregulla-te-reja-ne-pikat-kufitare-me-shqiperine?fbclid=IwAR0EqHV-Zu-s31x5yzT9fwXWNDqLNdQdDaYeW6D9r0Ub_IrJbANQdoXQbnw

https://tiranapost.al/aktualitet/pas-orarit-vendoset-karantina-nje-jave-kush-hyn-ne-kufirin-grek-nga-1?fbclid=IwAR0bBapbY6yqQ6fvzXdYTgNRf3APjQ7ZWnX0cL0bvQmDL6_bcikQCATJJ40

https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/150658/njoftim-i-pales-grekeose-ja-rregullat-e-reja-per-udhetaret-ne-pikat-kufitare-nga-mbremja-e-sotme/?fbclid=IwAR2QCSnFsAYr9LXxz-1duV-Wkov3Glsz-f-NaZB9MUAyATK8ZlV2tweVdm0

https://ata.gov.al/2020/08/06/mbyllen-pikat-e-kalimit-kufitar-me-greqine-per-automjetet-dhe-qytetaret-nga-ora-2200-0600/

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.