“Radha në kufirin bullgaro-grek deri në 15 km”/ Rama: Presidenti bullgar nuk fajësoi qeverinë, mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ “Sipas gazetës “Ekathimerini”, radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi, shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km”, tha sot Kryeministri Edi Rama.

Ndërsa ndau edhe një foto nga pritjet në kufirin bullgaro-grek, Rama tha se “Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet”.

“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi, shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km! Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet! Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria”, tha Rama. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.