Ballina Flash

Shqipëri-Austri, diskutohet marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Shqipëria dhe Austria bisedojnë lidhur me përfundimin sa më shpejt të një marrëveshje midis dy vendeve për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve.

Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, zhvilluan një takim në Ministrinë Federale të Austrisë për Transportin, Inovacionin dhe Teknologjinë me drejtorin Mag. Christian Weissenburger, si dhe Z. Mag. Christian Schimanofsky dhe Z. Mag. Stefan Rubenz.

Ambasadori Bimo thekson se në takim u shkëmbyen gjerësisht mendime lidhur me përfundimin sa më shpejt që të jetë e mundur të një marrëveshje midis Austrisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve.

“Falënderojmë përfaqësuesit e palës austriake për mirëkuptimin e treguar, si dhe për rëndësinë që ka kjo marrëveshje në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, shprehet Bimo.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSi të udhëtojmë në kohë pandemie/ Udhëzimet për pasagjerët dhe familjarët
Artikulli tjetërProtokollet antiCovid/ 500 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në 24 orë