Ballina Bota

VJENË – Austria heq bllokimet e udhëtimit për Lombardinë

VJENË, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Austria do të njoftojë sot heqjen e paralajmërimit për udhëtimet drejt Lombardisë, në Italinë fqinje, që ishte në fuqi për rajonin verior, tha sot Ministria e Jashtme austriake.

“Zhvillimet epidemiologjike në provincën italiane që u godit e para dhe veçanërisht rëndë nga pandemia, na lejon të ndërmarrim këtë hap”, theksoi ministria në një deklaratë.

Vjena tashmë kishte hequr kufizimet e udhëtimeve për pjesën tjetër të Italisë, në mes të qershorit.

Paralajmërimet për pasagjerët austriakë janë tani për 32 vende të tjera të botës, përfshirë Ballkanit, Suedinë dhe Britaninë e Madhe. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis shpërndarja e granteve të rindërtimit në Rrogozhinë, 110 milionë e 900 mijë lekë të reja për banesat individuale
Artikulli tjetër“Ligjet” votojnë draftin e dakordësuar në 5 qershor/Opozita kundërshton marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore