“Ligjet” votojnë draftin e dakordësuar në 5 qershor/Opozita kundërshton marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ “Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitën jashtëparlamentare”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Rama theksoi se drafti u votua pa konsensus, sepse opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore, kërkuar si kusht nga Lulzim Basha dhe PD.

Ndërkohë, Rama informoi se do të ketë një komunikim për mediet lidhur me këtë çështje në orën 13.00./m.m/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.