PARIS, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Bursat europiane shënuan sot fitime të mëdha, para fillimit të sezonit të publikimit të fitimeve, të nxitura nga ecuria e tregjeve aziatike të aksioneve dhe shpresat për një rimëkëmbje ekonomike.
Optimizmi ishte i pranishëm kudo, në Londër me +2,09%, Frankfurt me +1,64%, Paris me +1,49%, Milano me +1,55% dhe Madrid me +2,06%).
“Kjo tendencë në rritje është përhapur nga Kina në perëndim”, tha David Madden, analist për CMC Markets.
Tregjet e aksioneve europiane përfituan të gjithë nga hapja e një reagimi të fortë në tregjet aziatike, të nxitura nga një optimizëm i përgjithshëm për perspektivën ekonomike në Kinë, ku Bursa e Shangait u mbyll me +5,71%, niveli i saj më i lartë në më shumë se dy vjet./ /ervo/























