LONDËR – Britania e Madhe vendos sanksione për shkeljet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

LONDËR, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe njoftoi sot sanksionet e saj të para kundër dhjetëra zyrtarëve nga Rusia dhe Arabia Saudite, të cilët akuzohen për shkelje ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Kjo është një demonstrim i angazhimit global të Britanisë për të vepruar si një forcë për të mirën në botë”, tha Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, ndërsa renditi 47 individë që i nënshtroheshin sanksioneve, përfshirë ngrirjen e pasurive të tyre dhe ndalimin e hyrjes në Britani.

“Ne do të mbrojmë liritë e medieve, lirinë e fesë dhe, me masat që po shpallim dhe miratojmë sot, do t’u kërkojmë llogari autorëve të abuzimeve më të këqija ndaj të drejtave të njeriut”, shtoi ai para Parlamentit.

Britania e Madhe i ka aplikuar sanksionet e saj në mënyrë të pavarur nga Bashkimi Europian, pasi zyrtarisht u largua nga Blloku në janar, por qeveria britanike tha se do të vazhdojë të bashkëpunojë me regjimet e sanksioneve shumëpalëshe të OKB-së dhe BE-së./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.