Ballina Ekonomi

Rindërtimi/ Miratohet fondi për rikonstruksionin e banesave në bashkitë Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë përdorimin e fondit të Rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe pallateve në bashkitë Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë.

Në vendim thuhet se vihet në dispozicion për përdorim fondi i rindërtimit në vlerën e 316 970 000 lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të pallateve për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, në këto tre bashki.

Nga ky fond, bashkisë Mirditë i transferohen 29 820 000 lekësh, bashkisë Vorë 176 250 000 lekësh si dhe bashkisë Rrogozhinë fondi prej 110 900 000 lekësh.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”. z.tosku/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha, bisedë telefonike me ministrin Di Maio: PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar integrimin
Artikulli tjetërMiratohet fondi për rindërtimin e Urës së Tapizës