Ballina Ekonomi

Miratohet fondi për rindërtimin e Urës së Tapizës

TIRANË, 1 korrik /ATSH – I. Vata/ Këshilli i Ministrave vendosi sot përdorimin e fondit të Rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, për financimin e rindërtimit të Urës së Tapizës, në vlerën 151 539 896 (njëqind e pesëdhjetë e një milionë e pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH.

Këshilli i Ministrave vendosi “caktimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) si njësi zbatuese për rindërtimin e Urës së Tapizës”.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave vendosi se se fondi, i miratuar në buxhetin e vitit 2020, i shtohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në programin “Transporti rrugor” për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Fondet e mbetura të papërdorura, pas përfundimit të procedurave të prokurimit në zbatim të këtij vendimi, kthehen në zërin “Fondi për rindërtim”, të buxhetit të shtetit.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar për zbatimin e këtij vendimi. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ Miratohet fondi për rikonstruksionin e banesave në bashkitë Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë
Artikulli tjetërTaskforca kundër COVID/ 802 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin