Ballina Flash

SOFT NEWS – Thërret nënën, pasi kishte pirë alkool, por ajo kishte pirë akoma më shumë!

PADOVA, 29 qershor /ATSH/ – Nuk duhet, por ndonjëherë ndodh.

”Në fund të një darke, në një restorant në qendër të qytetit me miqtë, një vajzë nga qyteti italian i Padovas u ndalua nga policia rrugore”, shkruan lavocedivenezia.it.

Në bordin e një ”Audi A3”, rezultoi që vajza kishte një përmbajtje alkooli prej 1,74 gramë për litër gjaku.

Sipas ligjit italian, asaj do t’i pezullohej patenta dhe do t’i bllokohej automjeti.

Çfarë bëhet në këto raste? Sigurisht telefonohet ndonjë familjar ose mik i besuar.

Atëherë vajza me inicialet S.G., një 34-vjeçare nga Padova, thirri nënën e saj duke i kërkuar që të vinte ta merrte.

Por, për habi të policëve, nëna e saj 54-vjeçare, në bordin e një ”Citroen C3”, rezultoi se kishte pirë më shumë se sa e bija.

Për fat të mirë, mbërriti një person i tretë dhe dy gratë arritën të ktheheshin në shtëpi./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Kalo apel mjekëve: Puna, përkushtimi dhe profesionalizmi, çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Brenda Diellit formohen tornado me madhësi sa Europa