HAPËSIRË – Brenda Diellit formohen tornado me madhësi sa Europa

NJU MEKSIKO, 29 qershor /ATSH-ANSA/ – Në sipërfaqen e Diellit janë formuar tornado me madhësi sa kontinenti europian, sipas studimeve të botuara në revistën ”Astronomy & Astrophysics”, të kordinuara nga Mariarita Murabito e Institutit Kombëtar italian të Astrofizikës (INAF).

Vorbullat gjigante të gazit në temperatura shumë të larta, që shtrihen për mijëra kilometra në atmosferën e yllit tonë, prodhohen nga fusha magnetike dhe zgjasin disa dhjetëra minuta.

Vëzhgimi i tyre në detaje ishte i mundur falë instrumentit IAF (Spektrometri Bidimensional Interferometrik) Ibis, i instaluar në Teleskopin Diellor Dst (Dst) në New Mexico.

“Imazhet e mbledhura na lejuan të kryejmë një tomografi tredimensionale të fushave magnetike që rrotullohen si tornado brenda diellit. Këta tornado, lidhin shtresa të ndryshme të atmosferës së yllit tonë, duke vepruar si kanale për transportin e energjisë në rajonet më të jashtme të tij”, specifikojnë ekspertët. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.