Ballina Bota

BRUKSEL – Weber: Liderët europianë duhet sigurojnë rimbursimet e planit të rimëkëmbjes

BRUKSEL, 29 qershor /ATSH-AFP/- Liderët e BE-së duhet të sigurojnë rimbursimet e planit të rimëkëmbjes dhe të mos zvogëlojnë vëllimin e buxhetit shumëvjeçar, gjatë samitit në 17 korrik, paralajmëroi sot Manfred Weber, kryetar i grupit të Partisë Popullore Europiane (PPE).

“Paratë e huazuara duhet të rimbursohen, por liderët e tanishëm nuk po tregohen të sinqertë, sepse duan t’ua lënë debatin për mënyrat e rimbursimit pasardhësve të tyre”, tha ai në një intervistë me gazetarët.

“Ekzistojnë dy mundësi për të rimbursuar këto para, ose të rriten kontributet kombëtare ose të pajiset buxheti europian me burimet e veta”, sqaroi Weber.

Krerët e shteteve ose qeveritë e BE-së do të votojnë në samitin e 17 korrikut mbi propozimin e Komisionit Europian për krijimin e kapacitetit maksimal të huamarrjes prej 750 miliardë eurosh për t’u ripaguar mbi tridhjetë vjet nga viti 2028./ /ervo/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkipet përfaqësuese rajonale, Mema: Këta fëmijë janë e ardhmja kuqezi
Artikulli tjetërMV –  Raportohen 12 viktima të reja nga COVID-19