MV –  Raportohen 12 viktima të reja nga COVID-19

SHKUP, 29 qershor /ATSH-AA/ – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 12 persona dhe janë zbuluar 132 raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 arriti në 6 209, numri i të shëruarve në 2 427, ndërsa numri i viktimave në 298.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 3 484.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë sot janë raportuar 112 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 868 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri tani kap shifrën 59 633./ /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.