Ballina Bota

BRUKSEL – Numri i kërkesave për azil në BE u rrit në 2019-n

BRUKSEL, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Numri i kërkesave për azil në Europë u rrit në 2019, pasi një vit më parë kishte pësuar rënie, tregon një raport nga Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilit.

Shifra u rrit me rreth 11% nga 666 000 aplikime për azil në 2018, në 738 000 në 2019.

Shifrat më të fundit janë afërsisht të barabarta me ato të vitit 2017.

Siria ishte vendi kryesor i origjinës në vitin 2019, ndërsa shumica e aplikimeve ishin në Gjermani, Francë dhe Spanjë.

Gjithashtu, një numër i madh aplikimesh u regjistrua dhe në vendet e Bashkimit Europian, si dhe Norvegji, Zvicër, Islandë dhe Lihtenshtejn.

Në fund të viti të kaluar, rreth një milion raste mbetën pezull./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Danimarka lejon mbi 500 tifozë në finalen e kupës
Artikulli tjetërBRUKSEL – KE miraton marrëveshjen e shpëtimit për ”Lufthansa”-n