UKRAINË – Qindra të evakuar pas përmbytjeve

KIEV, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Tre persona kanë humbur jetën dhe 800 të tjerë janë evakuar në Ukrainë, pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje më të rënda në 10 vjet në perëndim të vendit, njoftuan sot autoritetet.

“Rreth 200 zona janë përmbytur në katër rajone, prej të cilave më e prekura është ajo e Ivano-Frankivsk, në kufi me Rumaninë dhe pothuajse gjysma e së cilës është e pushtuar nga masivet malore të Karpateve”, theksoi Ministria e Brendshme në një deklaratë.

“Në disa zona, 70% e normës mujore të reshjeve të shiut ka rënë që prej të dielës”, shtoi ministri i Brendshëm Arsen Avakov, cituar nga shërbimet e shtypit.

Reshjet e dendura që vazhdojnë kanë dëmtuar 10 kilometra rrugë dhe 90 ura, duke ndërprerë aksesin me 30 lokalitete, sipas ministrisë.

Këto përmbytje janë më masive që prej atyre të vitit 2008, që shkaktuar 39 të vdekur në perëndim të Ukrainës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.