Ballina Bota

VJENË – Austria ndërton murin përkujtimor me emrat e viktimave të Holokaustit

VJENË, 22 qershor /ATSH-DPA/- Austria nisi sot ndërtimin e një memoriali të ri të Holokaustit në një park qendror të Vjenës, ku do të ngrihet një mur që mban emrat e më shumë se 64 000 hebrenjve austriakë të vrarë.

“Edhe pse në Austri ekzistojnë monumente të tjera publike për të përkujtuar viktimat e Holokaustit, asnjëri nuk u kushtohet individëve”, theksoi udhëheqësi i komunitetit hebre të Vjenës, Oskar Deutsch, gjatë një fjalimi.

“Kujtesa do të thotë të kujtosh viktimat e Shoahut, t’i heqësh ata nga anonimati, t’i kthesh nga statistika në persona me biografi”, vazhdoi ai.

Muri pritet të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDialogu Kosovë-Serbi/ Mbështesim plotësisht rolin që SHBA dhe BE kanë në këtë proces
Artikulli tjetërGJERMANI – Scholz: Kemi hartuar një plan shumë të mirë shpëtimi për “Lufthansa”-n