Ballina Bota

GJERMANI – Scholz: Kemi hartuar një plan shumë të mirë shpëtimi për “Lufthansa”-n

FRANKFURT, 22 qershor /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, mbrojti sot paketën qeveritare prej 9 miliardë eurosh për shpëtimin e kompanisë ajrore “Lufthansa”, pas takimit me një investitor kyç, i rëndësishëm në ndërhyrjen e shtetit.

“Ne patëm një diskutim shumë të mirë me menaxhimin e “Lufthansa”-s dhe hartuam një plan shumë të mirë, i cili, gjithashtu, gjeti dakordësi në Bruksel”, tha Scholz, gjatë një videokonference nga Frankfurti.

“Takimi, ku morën pjesë investitori, Heinz Hermann Thiele, kreu ekzekutiv i “Lufthansa”-s, Carsten Spohr dhe ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, u zhvillua në një atmosferë miqësore. Kjo është gjë e mirë”, shtoi ai.

Aksionet e “Lufthansa”-s patën një rikuperim të lehtë, duke u mbyllur në 9,85 euro sot, pas një rënie me gati 9 % në hapjen e bursave, për shkak të shqetësimeve në lidhje me mosmiratimin e mundshëm të paketës së shpëtimit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVJENË – Austria ndërton murin përkujtimor me emrat e viktimave të Holokaustit
Artikulli tjetërMajko: Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme