Ballina Bota

SHBA – Arrin në 115 347 numri i viktimave nga COVID-19

UASHINGTON, 14 qershor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja regjistroi 734 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit duke e çuar në 115 347 numrin total të viktimave nga koronavirusi i ri, sipas të dhënave zyrtare të Universitetit Johns Hopkins.

Fuqia e parë ekonomike botërore është larg vendeve të prekura në vlerë absolute nga pandemia si për nga numri i të vdekurve, si për nga numri i rasteve të diagnostikuara 2 071 782 .

Që prej fundit të muajit maj numri ditor i viktimave ka kaluar shumë rrallë pragun prej 1 000.

Ndërsa numri i kontaminimeve të reja ka qenë i qendrueshëm me rreth 20 000 mesatarisht.

Vala e parë nuk ka kaluar plotësisht dhe epidemia është zhvendosur nga Nju Jorku dhe verilindja drej një rripi të gjerë që mbulon jugun dhe perëndimin e vendit.

“Është e rëndësishme të kujtojmë se kjo situatë është e pazakontë dhe se pandemia nuk ka përfunduar”, theksoi Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Parandalimin dhe Luftën kundër Sëmundjeve (CDC)./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMADRID – Spanja rihap kufijtë me vendet e Bashkimit Europian
Artikulli tjetërMatura Shtetërore/ Mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve pas daljes së rezultateve, rritet me 30 minuta koha për 2 provimet e mbetura