Ballina Bota

MADRID – Spanja rihap kufijtë me vendet e Bashkimit Europian

MADRID, 14 qershor /ATSH-ANSA/ – Spanja do të hapë kufijtë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian më 21 qershor me përjashtim të Portugalisë me të cilën lëvizja e lirë do të rivendoset më 1 korrik, bëri të ditur kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Me rihapjen, detyrimi i karantinës për ata që do të hyjnë në Spanjë do të shfuqizohet”, theksoi Sanchez.

Udhëtarët që vijnë nga vendet e treta, nga ana tjetër, do të mund të hyjnë duke nisur nga 1 korriku bazuar në situatën epidemiologjike dhe parimin e reciprocitetit me secilin shtet./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare/ Pavarësisht pandemisë, mbi 8500 qytetarë dhuruan gjak gjatë këtij viti
Artikulli tjetërSHBA – Arrin në 115 347 numri i viktimave nga COVID-19