Dita Ndërkombëtare/ Pavarësisht pandemisë, mbi 8500 qytetarë dhuruan gjak gjatë këtij viti

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi për t’iu bashkuar thirrjes në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Manastirliu thotë se pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, mbi 8500 qytetarë kanë dhuruar gjak gjatë këtij viti.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, një ditë që na thërret për më shumë solidaritet, në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe kujtdo që ka nevojë”, u shpreh ministrja.

“Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19, mbi 8500 qytetarë kanë dhuruar gjak gjatë këtij viti. Por ka ende nevojë për më shumë dhurime vullnetare”, apeloi Manastirliu.

z.tosku/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.