Ballina Bota

VILNIUS – Lituania dhe Polonia rihapin kufijtë

VILNIUS, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Lituania dhe Polonia përfunduan sot kontrollet kufitare nga koronavirusi, gjë që nënkupton se qytetarët mund të udhëtojnë lirshëm mes dy vendeve për herë të parë që nga mesi i marsit.

Asnjë nga të dy shtetet nuk do të kërkojë karantinë.

Për më tepër, rihapja lejon qytetarët polakë të hyjnë në Estoni dhe Letoni, pasi vendet e Balltikut hoqën kontrollet e kufijve të brendshëm në mes të majit.

Rihapja u shënua me një takim midis presidentit të Lituanisë, Saulius Skvernelis dhe presidentit të Polonisë, Mateusz Morawiecki në vendkalimin Kalvarija-Budzisko.

Të dy mbanin maska për fytyrën dhe nuk i shtrënguan duart.

Ata mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi gjatë së cilës bënë thirrje për solidaritet në luftën kundër virusit./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI -Që prej 16 qershorit, qytetarët italianë do të mund të udhëtojnë edhe drejt Shqipërisë
Artikulli tjetërKadare fitues i ”Prozart 2020” në festivalin ”Pro-Za Ballkan”