Ballina Flash

ISHSH Gjirokastër 56 monitorime, subjektet zbatojnë masat e sigurisë

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, dega Gjirokastër, ka kryer dje 56 monitorime në subjekte të ndryshme dhe institucione arsimore.

“Në mënyrë më të detajuar në bashkitë e qarkut Gjirokastër janë kryer monitorime në 4 qendra shëndetësore, 8 ambulanca, 25 Bar-kafe/Restorant/Fast Food, 1 parukeri/berberana, 7 Tregtim produktesh ushqimore, 2 Furrë buke/Pastiçeri/Byrektore, 6 Tregtim produktesh jo ushqimore, 1 Punishte ëmbëlsirash, 1 Farmaci dhe 2 Gomisteri”, – tha ISHSH Gjirokastër.

Sipas ISHSH-së nga monitorimi në qendrat shëndetësore dhe ambulanca u konstatua se personeli ishte i pajisur me maska, doreza dhe dezinfektantë; ishin vendosur posterat e COVID-19 dhe shenjat e largësisë.

“Ndërsa nga monitorimi i 44 subjekteve u konstatua ishin të pajisura me lejen e ushtrimit të aktivitetit; kishin afishuar protokollet përkatëse dhe posterat; respektohej distancimi social; punonjësit kishin masa mbrojtëse etj. Gjithashtu gjatë ditës së sotme është kryer 1 riinspektim në kopshtin Memaliaj,  i paraqitur dhe në platformën googleforms, ku u konstatua se ishte pajisur me termometër infrared”, – tha ISHSH.

/k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Ahmeti dëshiron kryeministër shqiptar pas zgjedhjeve
Artikulli tjetërRIO DE ZHANEIRO – Bolsonaro kërcënon me tërheqjen e Brazilit nga OBSH