LONDËR, 2 qershor /ATSH-AFP/- Qeveria britanike po konsideron vendosjen e urave ajrore me shtete të caktuara, për të shmangur karantinën për udhëtarët që hyjnë në Britaninë e Madhe, raportuan sot mediet.
Me qëllim parandalimin e rigjallërimit të rasteve me COVID-19, Londra ka njoftuar krijimin e një karantine për hyrjet ndërkombëtare.
Nga e hëna e ardhshme, udhëtarët që vijnë në Britaninë e Madhe nëpërmjet ajrit, tokës ose detit, do të duhet të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë, një projekt që ka inatosur profesionistët e aviacionit dhe turizmit, të cilët paralajmërojnë për pasoja potenciale katastrofike për sektorët e tyre.
“Qeveria, e cila ka treguar se do ta rivlerësojë masën çdo tri javë, planifikon të lejojë ura ajrore duke filluar nga fund i muajit, me afrimin e pushimeve verore”, tha “Times”.
Vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi i ri, Britania e Madhe po lehtëson shumë gradualisht kufizimin e aplikuar në fund të marsit, një hap delikat ky, që konsiderohet nga disa shkencëtarë si i parakohshëm./ /ervo/























