Ballina Bota

LISBONË – Portugalia rihap mjediset e performancës dhe spektaklit

LISBONË, 1 qershor /ATSH-AFP/- Pothuajse dy muaj e gjysmë pas mbylljes së tyre për shkak të pandemisë së COVID-19, Portugalia ka nisur sot rihapjen e kinemave, teatrove dhe sallave të koncerteve, si pjesë e heqjes graduale të kufizimeve në vend.

Gjithashtu, janë rihapur sallat e sporteve, me rregulla të reja sanitare, ashtu si edhe qendrat tregtare në të gjithë vendin, përveç rajonit të Lisbonës.

Kryeqyteti dhe periferitë e tij kanë regjitruar një rritje të numrit të rasteve me COVID-19, gjatë ditëtve të fundit, që janë më të larta se në pjesën tjetër të vendit, por ky përjashtim do të rishqyrtohet të enjten.

Nga 200 rastet e reja me COVID-19 të identifikuara në 24 orët e fundit, 193 ishin në Lisbonë./ /ervo/

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Absurditet vendimi i Kurtit”/ Thaçi: Hapet me Serbinë e mbyll Kosovën nga Shqipëria
Artikulli tjetërShkolla si hapësirë e sigurtë, Shahini: Dyfishim numrit të psikologëve dhe punonjësve socialë