Ballina Bota

COVID-19 – Mbi 8 milionë tajlandezë në rrezik papunësie për shkak të pandemisë

BANGKOK, 28 maj /ATSH-DPA/- Rreth 8,4 milionë tajlandezë janë në rrezik të mbeten të papunë këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha sot Thosaporn Sirisumphand, kreu i Këshillit Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik dhe Social.

“Shifra përfshin rreth 2,5 milionë vende pune në sektorin e turizmit, 1,5 milionë në sektorin industrial dhe 4,4 milionë në fushat e tjera të industrisë së shërbimeve”, shpjegoi zyrtari.

Ai tha se papunësia në vend u rrit me rreth 1 % në tremujorin e parë të vitit për shkak të ndikimit të pandemisë, duke shtuar se shifrat për tremujorin e dytë të vitit pritet të jenë shumë më të këqija.

Sidoqoftë, sipas Sirisumphand, nëse qeveria arrin të vërë nën kontroll shpërthimin e virusit dhe të rihapë ekonominë, ndoshta, shifra e papunësisë mund të jetë më pak se dy milionë.

Qeveria ka nisur lehtësimin e disa masave të marra për frenimin e përhapjes së virusit këtë muaj, të tilla si hapjen e disa bizneseve dhe vendtakimeve publike./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRAZIL – Mbi 25 000 viktima nga COVID-19 dhe 400 000 raste
Artikulli tjetërFOTO-Rindërtimi në Bubq/ Urbanizim dhe nxitje e agroturizmit