Ballina Bota

ATHINË – Bashkia ua kthen këmbësorëve qendrën e kryeqytetit, ndalon trafikun

ATHINË, 25 maj /ATSH-ANA/ – Një ndalim trafiku tremujor do të aplikohet përgjithmonë në qendër të Athinës gjatë verës, duke përfituar nga dy mundësi: atë të një hapjeje të kujdesshme pas pandemisë si dhe  lehtësimin e turizmit dhe planeve komunale për të promovuar një program miqësor për këmbësorët.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve, e Shëndetësisë dhe ajo e Brendshme së bashku, miratuan serinë e propozimeve për trafikun në komunën e Athinës përmes një vendimi ndërministror, që u botua edhe në Gazetën Zyrtare.

‘’Këto ndryshime në fluksin e trafikut në qendër të Athinës janë pjesë e planit të ri të zhvillimit urban të kryeqytetit për t’u ofruar qytetarëve dhe turistëve mënyra alternative të transportit në kryeqytet’’, deklaroi kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis.

Trafiku në të ashtuquajturën qendër historike të Athinës do të ndalohet nga qershori deri në gusht, duke prekur zonën më të gjerë të rrugëve ”Mitropoleos”, ”Ermou”, ”Athinas” dhe ”Stadiou”, dhe në seksionin e rrugëve ”Ermou” dhe ”Agion Asomaton”.

Vendimi ministror sqaron gjithashtu se rrugët ”Panepistimiou”, ”Filellinon”, ”Vasilissis Olgas”, ”Irodou Attikou” dhe ”Stadiou” gjithashtu do të kenë kufizime gjatë verës, me qëllim përmirësimin e trafikut të çiklistëve dhe këmbësorëve./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Vijëzime të reja ekologjike në rrugët e kryeqytetit
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Kryeministren nuk e tremb as… tërmeti!