Ballina Flash

FOTO/ Vijëzime të reja ekologjike në rrugët e kryeqytetit

TIRANË, 25 maj/ATSH/ Në kryeqytet, me shtimin flotës së mjeteve elektrike, janë gati edhe vijëzimet e reja ekologjike.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikoi sot disa pamje nga vijëzimet e reja në rrugët e kryeqytetit.

“Në Tiranë ndjekim gjithmonë shembujt më të mirë. Me shtimin e flotës së mjeteve elektrike janë gati edhe vijëzimet e reja ekologjike. Një jetesë e shëndetshme me ajër të pastër, por edhe krijimin e lehtësirave, për ata që përdorin mjete me zero ndotje në mjedis”, – shprehet Veliaj.

Bashkia e Tiranës i ka bërë vijëzimet e reja nëpër kryqëzimet kryesore të qytetit.

/k.s/ /a.g//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLufta ndaj krimit kibernetik/Apeli i Policisë së Shtetit: Mos u bëj pre e lehtë për mashtruesit në internet
Artikulli tjetërATHINË – Bashkia ua kthen këmbësorëve qendrën e kryeqytetit, ndalon trafikun