Ballina Bota

MV – Një truprojë e presidentit Pendarovski rezulton pozitiv me COVID-19

SHKUP, 18 maj /ATSH-MIA/ – Një person nga ekipi i sigurimit i presidentit, Stevo Pendarovski, rezultoi pozitiv me COVID-19.

Pendarovski dhe anëtarët e familjes së tij janë vlerësuar si kontakte të linjes së dytë, për të cilët sipas protokolit epidemiologjik, nuk rekomandohet izolim.

Presidenti vazhdon me kryerjen e detyrimeve të tij të rregullta të punës.

“Dje u kryer një testi për COVID-19 për një person nga ekipi i sigurimit i presidentit Stevo Pendarovski, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili rezultoi pozitiv.

Pjesëtari i sigurimit i presidentit është pjesë e ekipit më të gjerë të sigurimit, që do të thotë se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin.

Pas analizës së kryer epidemiologjike, presidenti Pendarovski dhe anëtarët e familjes së tij, janë vlerësuar si kontakte të linjes së dytë, për të cilët sipas protokollit epidemiologjik, nuk rekomandohet izolim.

“Kabineti i presidentit vazhdon të funksionojë pa pengesa, në pajtim me rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19”, tha zyra e tij e shtypit./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejt Gjermanisë pjesa më e madhe e eksporteve shqiptare, importet nga SHBA u rritën me 27%
Artikulli tjetërFOTO-Durrës/ Rehabilitimi i urës së Bojës, në shërbim të 15 mijë banorëve