Ballina Flash

Durrës/ Sekuestrohen 38 kg heroinë, arrestohet një 49- vjeçar

TIRANË, 18 maj/ATSH/ -Policia kufitare ka sekuestruar sot rreth 38 kg lëndë narkotike heroinë, teksa ka vënë në pranga 49-vjeçarin që po transportonte me kamion lëndën narkotike.

Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për trafikim të drogave të forta.

Si rezultat  u vu në pranga shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që  e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike heroinë me peshë totale rreth 38 kg.

Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. Z. iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim”.

 

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/Sot nis faza e dytë e lirimit të masave, hapen një sërë aktivitetesh
Artikulli tjetërMaturantët rikthehen në shkolla nën rregulla strikte higjieno-sanitare