TIRANË, 7 maj /ATSH/ Në portin e Durrësit vazhdon normalisht procesi i përpunimit të mallrave.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur sot, se 8 anije tregtare janë ankoruar në kalatat portuale të portit të Durrësit dhe 457 kontejnerë me rreth 20 mijë tonë mallra të ndryshme po përpunohen, që i përkasin import/eksportit.
Në kushtet e masave ndaj COVID-19, puna në portin e Durrësit nuk është ndërprerë për asnjë çast dhe stafet operative punojnë me masa të shtuara të sigurisë, duke respektuar të gjithë protokollin e kushteve të pandemisë së COVID-19. e.xh/a.a/r.e/























