Ballina Flash

KINEMA – Cruise xhiron në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

LOS ANXHELES, 6 maj /ATSH-DPA/ – Aktori i njohur amerikan, Tom Cruise planifikon të xhirojë një film në hapësirë ​​në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), në bashkëpunim me agjencinë hapësinore të SHBA-së, NASA.

“NASA është e ngazëllyer për të punuar me Tom Cruise në një film në brendësi të @Space_Station!”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine në Twitter.

“Ne kemi nevojë për figura të njohura për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë planet ambicioze të NASA-s një realitet”, theksoi ai.

Filmi i planifikuar nuk ka lidhje me “Mission: Impossible”.

“Mission: Impossible 7” në Itali  u ndalua në shkurt për shkak të pandemisë së koronavirusit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ 87 të shëruar dhe vetëm një rasti i ri me COVID-19
Artikulli tjetërFOKUS – Samiti i Zagrebit riafirmon pespektivën europiane të Ballkanit