Ballina Bota

FOKUS – Samiti i Zagrebit riafirmon pespektivën europiane të Ballkanit

ZAGREB, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Zhvillohet sot në Zagreb samiti mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në Union.

Për shkak të urgjencës shëndetësore të pandemisë së COVID-19, rreth 40 liderë europianë do të mblidhen në një videokonferencë të organizuar nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Këshillit Evropian.

Presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë do të marrin pjesë në konferencë, së bashku me drejtuesit e 27 vendeve anëtare dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian.

“Bashkimi Europian është partneri më i rëndësishëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo video konferencë do të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkani
Perëndimor”, njoftoi Këshilli i BE-së.

BE ka vendosur të ndihmojë rajonin me 3,3 miliardë euro të shpërndara në
gjashtë vende të rajonit në shenjë solidariteti./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINEMA – Cruise xhiron në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar
Artikulli tjetërKomisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet online, Gjiknuri dhe Hajdari informojnë mbi ecurinë e procesit