Ballina Flash

Operacioni humanitar në Elbasan/ Ndihma ushqimore për 1 087 familje në nevojë

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Në vijim të fazës së dytë të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë sot pako ushqimore pranë 1 087 familjeve në vështirësi ekonomike.

Prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj theksoi për ATSH-në se “pranë 41 familjeve u dërguan medikamentet e rimbursueshme. Ofruam asistencë pranë 48 familjeve për medikamente, produkte ushqimore dhe jo ushqimore”.

Më herët, më 28 prill në qark u shpërndanë ndihma ushqimore pranë 307 familjeve, pranë 2 familje produkte jo ushqimore pranë 7 familjeve ilaçe të rimbursueshme, pranë 14 familjeve asistencë me ilaçe si dhe 7 familjeve asistencë në blerjen e produkteve ushqimore dhe jo vetëm.  z.tosku//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – IATA: Trafiku ajror botëror rënie historike
Artikulli tjetërRegjistrohen 9 raste të reja me COVID-19 në katër komuna