Ballina Bota

SHBA – Trump nuk dëshiron të mbajë më konferenca për shtyp mbi COVID-19

UASHINGTON, 26 prill /ATSH-MIA/ – Presidenti amerikan Donald Trump bëri të ditur se nuk ia vlen më t’u drejtohet gazetarëve për pandeminë e koronavirusit të ri.

“Për çka shërbejnë konferencat për shtyp në Shtëpinë e Bardhë kur mediat janë të orientuara të shtrojnë pyetje armiqësore dhe më pas refuzojnë ta tregojnë të vërtetën ose faktet e sakta.

”Popullit amerikan i sherbehen shpesh lajme të rreme. Për këtë nuk ia vlen të mundohem”, ka shkruar Trump në Twiter.

Trump deklaroi para disa ditësh se injektimi i mjetit dezinfektues, siç është alkooli izopropil në trup mund të vriste koronavirusin e ri dhe gjithashtu propozoi edhe rrezatim të trupit të pacientit me rrezet UV. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRAZIL – Regjistrohen 4 016 viktima nga COVID-19
Artikulli tjetërIZRAEL – Protesta kundër kufizimeve të bizneseve