BUENOS AJRES, 26 prill /ATSH-AA/ – Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 346 viktima të reja si pasojë e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi në një deklaratë se, me 346 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave në vend ka arritur në 4 016, ndërsa me 5 514 raste të reja, numri i të infektuarve arriti në 58 509.
Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë, është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine.
Rasti dhe vdekja e parë në rajon u shënua në Brazil. / /sara/




















