IZRAEL – Protesta kundër kufizimeve të bizneseve

TEL AVIV, 26 prill /ATSH-DPA/ – Mijëra pronarë të bizneseve të vogla protestuan në të gjithë Izraelin kundër politikave që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Qindra qytetarë marshuan në Tel Avivin Qendror.

Disa nga shprehjet e protesës ishin “Unioni i të Vetëpunësuarve njofton me pikëllim të madh se ky biznes është shembur. Shkaku i vdekjes, padrejtësia dhe pabarazia”.

Protestuesit mbanin veshur maska, ndërsa policia siguronte zbatimin e masave nga Ministria e Shëndetësisë. Përdorimi i maskave në publik është bërë i detyrueshëm në Izrael për të gjithë qytetarët mbi moshën 7 vjeç.

Protesta të ngjashme u zhvilluan në rreth 10 qytete të tjera. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.