Ballina Bota

ROMË – Sekuestrim rekord asetesh klanit mafioz ”Spada”

ROMË, 22 prill /ATSH-DPA/ – Familjes Spada, një klan mafioz që zotëronte periferinë bredetare të Romës, Ostia, iu sekuestruan mbi 18 milionë euro (19,5 milionë dollarë) pasuri, njoftoi sot policia italiane.

Asaj iu sekuestruan furra buke, bare, pika karburanti, palestra, shkollat ​​vallëzimi, lokale  lojërash fati, dyqane makinash dhe biznese të tjera, plus më shumë se 12 automjete.

”Spadat kishin ndërtuar ‘perandorinë’ e tyre të biznesit mbi fitimet nga zhvatja dhe trafikimi i drogës”, tha policia financiare ”Guardia di Finanza” në një deklaratë.

Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, në një tweet, foli për një “goditje të rëndë për klanin Spada” dhe falenderoi ”Guardia di Finanza” për aksionin.

Zona e Ostias, ku jetojnë më shumë se 200 000 banorë, ka qenë prej kohësh e lidhur me krimin e organizuar.

Pushteti vendor i saj u pezullua komplet gjatë viteve 2015-2017 për infiltrim mafioz./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOperacionet humanitare në çdo fshat të Pukës/ Gjonaj për ATSH: Ndihma ushqimore për 1000 familje
Artikulli tjetërNjë infermier tjetër fiton betejën me COVID-19/ Manastirliu: Shkon në 42 numri i personelit shëndetësor të shëruar