BERLIN, 15 prill /ATSH-AFP/-Vendimi i G20-s për pezullimin e përkohshëm të shërbimit të borxhit të vendeve më të varfra përbën një akt solidariteti ndërkombëtar me shtrirje historike, vlerësoi sot ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz.
“Kështu ne po u japim vendeve të interesuara një hapësirë të madhe veprimi financiar për të investuar në mbrojtjen shëndetësore të popullatës së tyre, menjëherë dhe pa kohë shqyrtimi rast pas rasti”, tha ministri në një deklaratë.






















