Ballina Flash

SOFT NEWS – Në Poloni, vodka e konfiskuar do të shërbejë si dezinfektant

VARSHAVË, 20 mars /ATSH-AFP/ – Në Poloni, rreth një gjysmë-milioni litra vodka contrabandë dhe alkool i pastër, i prodhuar në mënyrë të paligjshme do të përdoren si dezinfektant në luftën kundër koronavirusit, njoftoi sot prokuroria kombëtare.

Shërbimet doganore dhe tatimore kanë të paktën 430 000 litra vodka dhe alkool të pastër, që janë sekuestruar për të shërbyer si prova në procedurat gjyqësore.

Në vend që të shkatërrohen, disa mijëra litra alkool do të vihen në dispozicion të shërbimeve të interesuara, për të shërbyer për dezinfektimin e ndërtesave, lokaleve dhe mjeteve të transportit.

Gjithashtu, zjarrfikësit e Olsztyn, në verilindje të Polonisë kanë marrë 1 000 litra alkool të pastër.

Edhe tre spitale, dy në Olsztyn dhe një në Elblag kanë marrë në total 2 500 litra”, deklaroi Marta Rosiak, zëdhënëse e administrates doganore të këtij rajoni./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI/ COVID-19 prek edhe një bebe
Artikulli tjetërPërdorim i kujdesshëm i internetit që të mos kolapsohet rrjeti, 350 teknikë të autorizuar në terren