Ballina Bota

ITALI/ COVID-19 prek edhe një bebe

RAVENA, 20 mars /ATSH/- Për fat të keq rezulton edhe një vajzë 20-muajshe në mesin e të infektuarve nga Covid19 në provincën e Ravennas, raportoi gazeta italiane ”Resto del Carlino”.

Vogëlushja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas kurimit doli nga spitali i qytetit.
Nëna e saj rezultoi negative ndaj tamponit, dhe sipas hipotezës infeksioni mund të lidhej me babanë e saj, i cili u shtrua në spital, por jo në kujdes intensiv.

Ky është rasti i katërt i të miturve për provincën e Romagnas që ka kontraktuar sëmundjen: por edhe në tre rastet e tjera, të gjitha nën moshën 14 vjeç , dhe simptomat te foshnja janë shfaqur të buta. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLushnjë/ Mbi 7 mijë fermerë furnizojnë normalisht 35 pika grumbullimi për tregun e brendshëm dhe eksport
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Në Poloni, vodka e konfiskuar do të shërbejë si dezinfektant