Ballina Bota

PRAGË – Një milionë maska mbërrijnë nga Kina

PRAGË, 20 mars /ATSH-AFP – Një avion që vinte nga Kina për transportin e një milionë maskave për mbrojtjen respiratore për Republikën Çeke mbërriti sot në Pragë, njoftoi qeveria.

“Avioni kishte 1,1 milionë maska FFP2 që do të shpërndahen menjëherë në spitale dhe mjedise të tjera”, deklaroi ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, në një conference shtypi në aeroportin e Pragës.

Praga i ka blerë këto materiale për një vlerë prej tre milionë dollarësh”, shtoi ai.

Qeveria çeke është kritikuar së fundi për rezerva të pamjaftueshme të materialeve mjekësore, gjë që ka shtyrë mijëra çekë të prodhojnë maska në shtëpi, ndërkohë që autoritetet kanë ndaluar daljen nga shtëpitë pa mbuluar pjesën e gojës dhe hundës./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama apel të rinjve: Qëndroni në shtëpi, rrezikohet edhe jeta juaj nga COVID-19
Artikulli tjetërMasat për COVID -19/ Elbasan, ISHSH monitoron 369 subjekte