TIRANË, 15 mars/ATSH/ -Shtetasit e Shqipërisë që jetojnë e punojnë në vendet e dhe dëshirojnë të shkojnë në Shqipëri me rrugë tokësore, e kanë të pamundur tranzitimin nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut dhe duhet ta evitojnë këtë mundësi udhëtimi.
Ambasada e Shqipërisë në Maqëdoninë e Veriut ka njoftuar se të gjithë shtetasit e Shqipërisë që jetojnë e punojnë në vendet e Bashkimit Europian e që për arsye të ndryshme dëshirojnë të shkojnë në Shqipëri me rrugë tokësore, për shkak të masave shtrënguese e kanë të pamundur tranzitimin nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut.
Ambasada thekson se ata duhet ta evitojnë këtë mundësi udhëtimi.
/gj.mima/ /a.g/





















