Ballina Flash

COVID 19- Rakacolli: Vetëkarantinohuni dhe bashkëpunoni me mjekët

TIRANË, 15 mars/ATSH-A. Fortuzi/- Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka përsëritur thirrjen për vetëkarantinim të atyre që kanë ardhur nga Italia apo vendet e prekura.

Duke  iu përgjigjur interesit të medieve, mbi situatën e koronavirusit në vendin tonë, Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka theksuar se nga stafi mjekësor janë dy raste të reja, teksa ka shtuar rëndësinë e vetëkarantinimit.

“Siç e thamë edhe sot janë dy persona nga stafi mjekësor në Tiranë që janë vetëkarantinuar dhe në gjendje shumë të mira shëndetësore. Shqipëria ka marrë tashmë masa për vetëkaranatimin që me daljen e rastit të parë në datën 9 mars. Kam një kërkesë të veçantë për të gjithë ata persona që vijnë nga zonat e prekura, respektoni periudhën e vetëkarantinimit”,- theskon Rakacolli.

Ajo bëri të ditur se janë katër raste të reja, duke e çuar në 42 numrin total të rasteve të personave të prekur nga koronavirusi i ri. Qeveria për parndalimin e përhapjes së koronavirusit, ka miratuar aktin normativ, i cili ashpërson dënimet për ata që nuk zbatojnë masat e marra nga qeveria, për ata që abuzojnë me çmimet e barnave…etj.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtetasit shqiptarë që jetojnë në BE, të pamundur kalimin tranzit nëpërmjet Maqedonisë së Veriut
Artikulli tjetërEvitimi i abuzimeve me çmimet/ Policia në Lushnjë vijon kontrollin në tregje