PARIS, 13 mars /ATSH-AFP/- Sikurse monumentet e tjera kryesore turistike të rajonit të Parisit, Luvri e Pallati i Versajës, edhe kulla Eiffel do të mbyllet duke filluar nga sot në mbrëmje për shkak të epidemisë së koronavirusit, njoftoi kompania operuese e saj.
“Për shkak të epidemisë së COVID-19, Ndërmarrja Operative e Kullës Eifel njofton mbylljen e Kullës këtë mbrëmje nga ora 21:00”, tha kompania.
Në njoftimin e saj, kompania theksoi se shpreson që monumenti të rihapet shumë shpejt, kur situata shëndetësore ta lejojë./ /ervo/ a.jor.























