Ballina Flash

Meta uron presidenten greke, Sakellaropoulou për marrjen e detyrës

TIRANË, 13 mars/ATSH-A. Fortuzi/- Presidenti Ilir Meta ka uruar Presidenten e re të Greqisë, Katerina Sakellaropulou, pas betimit të saj në këtë detyrë.

Presidenti Meta në mesazhin e publikuar sot, shprehet i bindur në domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona fqinje.

“Me rastin e betimit sot si Presidente e re e Republikës Helenike, kam kënaqësinë t’i uroj Sh.S.Znj. Katerina Sakellaropoulou sa më shumë suksese në këtë detyrë të lartë dhe post shumë të rëndësishëm”-, uron Presidenti Meta.

“I bindur në domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona fqinje dhe popujve tanë miq, në dobi të prosperitetit të tyre, adresimit të përbashkët të sfidave dhe kërcënimeve të globalizimit, dhe në dobi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë”,- thekson Meta.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – COVID-19 mbyll Eiffelin
Artikulli tjetërLONDËR – Shtyhen zgjedhjet lokale të majit për shkak të koronavirusit