Ballina Flash

Masat për parandalimin e COVID -19/ Vijon dezinfektimi i institucioneve publike në Durrës

TIRANË, 12 mars /ATSH/ –Në të gjitha institucionet publike në Durrës ka vijuar dezinfektimi në kuadër të marrjes së masave parandaluese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Spitali, posta, ASHK, prefektura, bashkia, zyra vendore e arsimit, drejtoria e policisë, qendra ditore e të moshuarve, institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale, janë disa nga institucionet që janë dezinfektuar nga punonjësit e bashkisë së Durrësit.

Bashkia e Durrësit thekson se, “në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin e virusit COVID-19 , vijon dezinfektimi në të gjitha institucionet publike në Durrës spitali, posta, ASHK, prefektura, bashkia, zyra vendore e arsimit, drejtoria e policisë, qendra ditore e të moshuarve, institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale etj”.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Imeraj: Dibra mbyll transportin urban, qarkullim vetëm për autoambulancat dhe mjetet e shërbimit shtetëror
Artikulli tjetërVlerësimi i riskut të aflatoksinave në ushqim